Më 6 dhjetor, eventi Red Bull Pasim Fjalësh u ndez nga energjia e 8 MC-ve më të mirë të momentit, të cilët u përballën në një seri betejash ku spontaniteti, teknika dhe karizma vendosën ritmin e çdo raundi. Çdo MC pati mundësinë të shpaloste talentin e tij përmes dy raundeve nga 40 sekonda secila, ndërsa në disa përballje, gara u bë aq e fortë sa publiku dhe juria kërkuan edhe raunde shtesë, duke e shtuar emocionin e zgjedhjes së finalistëve.
Betejat u mbështetën nga një energji unike falë super DJ NKEE, i cili luajti çdo bit dhe krijoi atmosferën perfekte për çdo duel, nga raundet e para deri në finale.
Duel pas dueli, publiku mbështeste dhe bënte tifo për të preferuarin e tyre duke e bërë atmsosferën akome dhe më fantastike. Në finalen e madhe u përballën Ges Rabo dhe The Real Whicked, ndërsa në fund juria dhe publiku vendosën së bashku: Whicked K u shpall kampioni i këtij edicioni.

Në një intersvistë pas fitores The Whicked K u shpreh: “Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat dhe besimi që keni në vete, kjo është hera ime e tretë që marr pjesë në Kosovë dhe Shqipëri dhe jam i lumtur që kupën e fitores e ngrita në shtëpinë time”
Eventi u moderua nga Doza MC i cili e derigjoi të gjithë skenën dhe eventin, ndërsa në panelin e jurisë qëndronin tre figura ikonike të hip-hop-it shqiptar: Big Basta, Kastro Zizo dhe Killua të cilët gjykuan me profesionalizëm cdo betejë të MC-ve. Brohorimat e publikut në votim e bëri garën më autentike dhe dinamike.
Red Bull Pasim Fjalësh mbështet talentet e reja dhe sjell një eksperiencë të pastër freestyle — aty ku kreativiteti lind në moment dhe improvizimi merr jetë.

