Që prej vitit 1994, Fabrika e birres Stela ka qenë një nga pikat më të rëndësishme të prodhimit të birrës në Shqipëri. Sot, ajo hyn në një kapitull të ri zhvillimi dhe modernizimi. Në mars të vitit 2025, kompania iu bashkua “Eurolab International Group”, i vetmi grup shqiptar me përfaqësi në 10 shtete të rajonit, një moment kyç që shënon fillimin e një transformimi të thellë teknologjik dhe cilësor.
I gjithë portofoli i brendit të birrës Stela vazhdon të prodhohet në Shqipëri, me procese më të kontrolluara, cilësi dhe receta të rafinuara sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.
Zemra e këtij transformimi është marka më ikonike e fabrikës: Birra Stela.Me një formulë të re të zhvilluar nga mjeshtri italian i birrës, Roberto Cavalli, tani “Stela” hyn në një epokë të re.
Me dekada eksperiencë në birrarinë legjendare Birraria Peroni, Cavalli sjell në Shqipëri ekspertizën e tij në prodhimin modern të birrës.
“Ne ruajtëm shtyllën kurrizore të Stelës origjinale, por ndryshuam përzgjedhjen e lëndëve të para. Ne kemi zgjedhur llojin me më të mirë të birrës së maltit me pak agjent që është shtuar.Konsumatori shqiptar është një person shumë krenar që dëshiron të ketë një birrë që shpreh dëshirën për të qëndruar së bashku, dhe per te ndare momente te paharrueshme”.
Cavalli shpjegon se në birrën e re është ndryshuar lloji ielbit-it të përdorur dhe është investuar në paketim të ri,pasi mbrojtja e birrës nga drita dhe oksigjeni është thelbësore për cilësinë.
“Është një birrë e vërtetë. Një birrë që kur e provon, dëshiron të pish një tjetër.”
Investimet e ardhshme do të rrisin kapacitetin dhe aftësinë e fabrikëspër prodhimin e varieteteve të reja: birrë joalkoolike, birrë me aromë dhe paketime të dedikuara për çdo rast konsumimi.
“Do të ketë një paketë të dedikuar për tregtinë e jashtme, për linje supermarketi, dhe për njerëzit që pinë në bar”.
Që nga fundi i vitit 2025, birra e re Stela është prezente në çdo supermarket dhe në baret e preferuara të shqiptarëve./abcnews.al


