Recesioni i Mbretërisë së Bashkuar në pikëpyetje pasi ekonomia pësoi rritje në nëntor, shkak Kupa e Botës

schedule12:23 - 13 Janar, 2023

schedule 12:23 - 13 Janar, 2023

Përktheu Hergi Llupi

Ekonomia u rrit me 0.1 % në nëntor, pjesërisht e ndihmuar nga Kupa e Botës në futboll, sipas shifrave zyrtare që vënë në pikëpyetje parashikimet se Britania e Madhe është tashmë në recesion.

Të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) treguan presion mbi kërkesën nga efektet e inflacionit të lartë, por një rritje e numrit të njerëzve në lokalet për të parë ndeshjet e Katar 2022  ndikuan në ekonomi. Ekonomistët kishin parashikuar një shifër negative të rritjes, prej rreth 0.2%.

Shifra për nëntorin erdhi pas një rritjeje pozitive në muajin e kaluar, e shpjeguar kryesisht nga kthimi i aktivitetit në normalitet pas ndërprerjes së prodhimit nga vdekja e mbretëreshës. Pushimi shtesë bankar për funeralin në shtator mbylli shumicën e bizneseve.

Banka e Anglisë është ndër organet publike që ka parashikuar se Mbretëria e Bashkuar ra në recesion gjatë tremujorit të tretë të 2022. Në një lexim nga ONS për periudhën tetor-dhjetor tregon një shifër negative rritjeje, atëherë ekonomia do të ketë përmbushur kriteret për recesion, dy tremujorë radhazi tkurrje.

Është e ngushtë, por një zhvendosje mjaft e rëndë në rënie në prodhim muajin e kaluar shihet si e pamundur. ONS tha se produkti i brendshëm bruto ra me 0.3% në tre muajt e fundit deri në nëntor. Kjo përfshin rënien prej 0/6% të prodhimit të matur gjatë muajit shtator dhe rimëkëmbjen pre 0.5% në tetor.

Drejtori i statistikave ekonomike të ONS, Darren Morgan tha: “Ekonomia u rrit pak në nëntor, me rritjen e telekomunikaciont dhe programit kompjuterik që ndihmoi për të shtyrë ekonominë përpara. Lokalet ia dolën mirë pasi njerëzit dilnin për të parë Kupën e Botës.

Kjo u kompensua pjesërisht nga rëniet e mëtejshme në disa industri prodhuese, duke përfshirë industrinë farmaceutike shpesht të çregullt, si dhe rëniet në transport dhe shërbimet postare, pjesërisht për shka të ndikimit të grevave.

Gjatë tre muajve të fundit, megjithatë, ekonomia ende u tkurr kryesisht për shkak të ndikimit të pushimit shtesë bankarë për funeralin e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth në shtator”, përfundoi ai.

Ai tha për programin “Today” të “BBC Radio 4” se ekonomia do të duhet të tkurret me 0.6% ose më shumë në dhjetor për tremujorin e katërt të 2022 për t’u tkurrur në terësi, duke shkaktuar një recesion teknik. Perspektiva për të shmangur një rënie të tillë po lehtësohet jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në të gjithë Evropën dhe në SHBA gjithashtu, por kjo nuk do të thotë se gjithçka është rozë.

Grupet e biznesit paralajmëruan se shumë sektorë po përballeshin me vështirësi, dhe kishin nevojë për mbështetjen e qeverisë për të mbrojtur vendet e punës pasi kostot e udhëhequra nga energjia vazhdojnë të mbysin investimet. Presioni ndaj konsumatorëve të shtrydhur gjithashtu do të intensifikohet pasi Banka e Anglisë parashikohet ende të mbajë rritje të normave të interesit për të ndihmuar në lehtësimin e inflacionit gjatë gjysmës së parë të 2023, duke rritur faturat në proces ndërsa kostot e hipotekave rriten.

Në reagimin e tij ndaj të dhënave të PBB-së, instituti i fokusuar në standardet e jetesës, Fondacioni Rezolucioni, tha se ndërsa një recesion i vitit 2022 tani kishte të ngjarë të ishte shmangur, të ardhurat e familjes ihin ende duke u tkurrur.

Jonathan Moyes, kreu i kërkimit të investimeve në shërbimin e investitorëve të “Ëealth Club”, tha për perspektivat e Mbretërisë së Bashkuar: “Ne kemi parë shitësit të raportojnë raporte fitimesh më të forta se sa pritej për tremujorin e katërt gjatë javës së kaluar dhe duket më e fortë se sa pritej dhe shërbimet e konsumatorit më shumë gjerësisht kanë ndihmuar ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar të sfidojë pritshmëritë e zymta. Mund të jetë shumë herët për të shënuar fillimin e një kthese për Mretërinë e Bashkuar, por duket se po formohet një konsensus i qetë.

Çmimet e e nergjisë po bien ndjeshëm, Kina po rihapet dhe pritjet për normat e interesit janë lehtësuar ndjeshëm”, tha ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!