Ante Rebic u transferua te Milani këtë verë,ndërkohë që për sulmuesit kroat gjërat nuk janë të lehta. Hapësirat te kuqezinjtë nuk janë të shumta dhe në Gjermani e thonë hapur që vetë lojtari përsipër një bast të rrezikshëm.
Jo vetëm kaq, por presidenti i Eintracht Frankfurt e sheh të vështirë që Rebic ta kalojë këtë situatë. Wolfgang Steubing, për Bild ka deklaruar shkurtimisht: “Donte të largohej, ishte një bast i rrezikshëm dhe tani po qëndron në stol. Nuk do të jetë e lehtë për të të dalë nga kjo situatë”.
Rebic një vit më parë shënoi 9 gola me skuadrën gjermane, kurse te Milani ende nuk e gjetur rrugën e rrjetës. Kroati është aktivizuar në vetëm tre ndeshje si zëvendësues. Mbetet të shihet tani me ndryshimin e trajnerit se si do të ndryshojë situata e tij./ abcnews.al