Rebic alarmoi Milanin, Pioli tregon gjendjen e sulmuesit

schedule20:44 - 27 Shtator, 2020

schedule 20:44 - 27 Shtator, 2020

Milani fitoi 0-2 jashtë fushe dhe u largua me tre pikë nga Crotone falë golave të Kessie dhe Brahim Diaz. Sukses i rëndësishëm për djemtë e Stefano Piolit, por shqetëson dëmtimi i Ante Rebic.

Kroati e nisi takimin si titullar, por u detyra t’i linte vendin 18-vjeçarit Colombo në minutën e 57-të. Rebic ndjeu shqetësime në bërrylin e majtë pas një përplasje me një kundërshtar, duke u rënë keq përtokë.

Sulmuesi është nisur menjëherë drejt spitalit për të kryer një kontroll të specializuar. Për fat të mirë, 27-vjeçari nuk ka frakturë, lajm që konfirmohet nga trajneri i Milanit.

Lajmi i mirë është se ai nuk ka frakturë dhe kjo e zvogëlon kohën e rikuperimit. Shpresojmë që të shërohet sa më shpejt që të jetë e mundur“, deklaroi Pioli pas ndeshjes së fituar me Crotonen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!