Rebeli i Kukësit thumbon keq trajnerin Longo nga “Instagram”-i

schedule17:28 - 10 Maj, 2022

schedule 17:28 - 10 Maj, 2022

Kukësi u mposht një ditë më parë nga Vllazninë në minutat shtesë, ndërkohë që trajneri Diego Longo kishte pretendime për golin e shënuar nga Mehdi Çoba.

Verilindorët rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në kupat e Europës, pasi kanë zbritur në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.

Rezultati i djeshëm, por edhe deklarata për vijën e VAR nga Longo ka sjellë një reagim të mesfushorit Ardit Hila, i dënuar për t’u stërvitur në Itali.

Ai ka bërë dy postime që lidhen pikërisht me trajnerin italian dhe mesazhi është i qartë, që duhet të fluturojë drejt Italisë e të largohet nga Kukësi, kurse postimi tjetër është ironi e pastër për deklaratën e vijës së VAR-it. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!