Rebelët Houthi sulmojnë me raketa cisternën e naftës në Detin e Kuq

schedule10:11 - 27 Prill, 2024

schedule 10:11 - 27 Prill, 2024

Rebelët Houthi filluan sulmuan me raketa cisternën e naftës Andromeda Star, njoftoi zëdhënësi i tyre Yahya Shari të premten në mbrëmje. Në të njëjtën kohë, Houthi rrëzuan një dron amerikan MQ-9 në rajonin Sa’ada.

“Ne përsërisim se do të vazhdojmë të kryejmë operacione ushtarake në solidaritet me popullin palestinez derisa të marrin fund sulmet izraelite kundër palestinezëve në Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi i Houthi.

Duke iu referuar më herët sulmit me raketa ndaj cisternës, kompania britanike e sigurisë së anijeve Ambrey sqaroi se statusi i pronësisë së cisternës së veçantë ka ndryshuar dhe nuk është më britanik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!