Rebelët Houthi shtojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq

schedule13:51 - 2 Mars, 2024

schedule 13:51 - 2 Mars, 2024

Autoriteti i Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) njoftoi sot se ka marrë një raport për një sulm që ndodhi 15 milje detare në perëndim të portit të Moka në Jemen, nga i cili rebelët Houthi po nisin sulmet kundër anijeve.

“Ekuipazhi ankoroi anijen e cila u evakuua nga autoritetet ushtarake,” shtoi UKMTO në një përditësim.

UKMTO më pas raportoi se anija po fundosej.

Ndërkohë, anija tregtare Rubymar, e cila u braktis në jug të Detit të Kuq, pasi u vu në shënjestër nga rebelët Houthi më 18 shkurt, u fundos.

/abcnews.al