Rebelët Houthi kanë sulmuar sërish me drone dhe raketa kundër anijeve, duke iu kundërpërgjigjur bombardimeve amerikano-britanike në zona të ndryshme të Jemenit. Lajmi është publikuar nga ushtria amerikane.
Katër sulme ajrore të grupit Houthi u regjistruan, tre mbi Detin e Kuq, një mbi Gjirin e Adenit, ndërsa një dron tjetër u rrëzua në det, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së nëpërmjet një reagimi në X.
Më herët grupi Houthi kërcënuan se do të përshkallëzojnë sulmet e tyre ndaj anijeve që lëviznin jashtë Jemenit, pas sulmeve të reja ajrore të SHBA dhe Britanisë në pozicionet e tyre, të cilat sipas tyre vranë 16 persona.
/abcnews.al/