Realizohet me sukses terapia e parë e gjeneve në botë, vajzës britanike i kthehet dëgjimi

schedule10:41 - 9 Maj, 2024

schedule 10:41 - 9 Maj, 2024

Një vajzë në Britani e cila ka lindur e shurdhër, tani mund të dëgjojë pa pajisje ndihmëse falë një trajtimi novator me terapi të gjeneve.

Opal Sandy lindi e paaftë për të dëgjuar për shkak të neuropatisë, një gjendje që shkatërron impulse nervore që kalojnë nga veshi i brendshëm në tru dhe mund të shkaktohet nga një gjen i gabuar.

Opal Sandy mori trajtimin pak pasi mbushi një vjeç dhe gjashtë muaj më pas ajo ka filluar të dëgjojë zëra dhe të flasë fjalë të vogla si “mama”, “dada”. E dhënë si infuzion në vesh, terapia zëvendëson pjesën e ADN-së që i shkaktonte çrregullimin.

Opal është pjesë e një prove klinike në të cilën janë rekrutuar edhe pacientë të tjerë në Britani, SHBA dhe Spanjë. Mjekë në shtete të tjera, përfshirë Kinën, po eksplorojnë trajtime të ngjashme.

Ekspertët shpresojnë se terapia mund të funksionojë edhe për llojet e tjera të humbjes së dëgjimit, e jo vetëm te ajo gjenetike.

Opal është pacienti i parë në botë që ka nisi terapinë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!