Realizohet me sukses ndërhyrja e rrallë laparaskopike, në spitalin Kirurgjikal në QSUT

schedule17:25 - 14 Maj, 2021

schedule 17:25 - 14 Maj, 2021

Një ndërhyrje e rrallë laparaskopike është realizuar ditën e sotme në spitalin Kirurgjikal në QSUT.

Ndërhyrja është bërë tek një 40-vjeçare. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falënderuar ekipin e kirurgjisë që arritën të realizonin me sukses këtë ndërhyrje pavarësisht shkallës shumë të lartë të vështirësisë.

Statusi:

Një ndërhyrje e rrallë laparoskopike, e shkallës shumë të lartë të vështirësisë, është kryer në Spitalin Kirurgjikal në #QSUT

tek një 40-vjeçare, falë zotësisë së ekipit të kirurgjisë dhe infrastrukturës moderne që kemi siguruar, përmes investimit #transformues me ndërtimin e Spitalit të Ri Kirurgjikal

Super punë e prof. Arvin Dibrës, prof. asc. Majlinda Naço, dr. Ana Mandi, asistentët Rigers Gjyli, Renata Ceni dhe instrumentare Feranda Demiri.

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!