Tashmë nuk ka më dyshime: Raphaël Varane do të transferohet te Manchester United. Pas raportimeve nga Spanja vjen edhe konfirmimi nga Franca.
Le Parisien shkruan se “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 45 milion euro te Real Madrid për kartonin e mbrojtësit 28-vjeçar, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin anglez.
Negociatat mes dy klubeve janë intensifikuar shumë në orët e fundit dhe marrëveshja është arritur. Tani pritet vetëm zyrtarizimi.
Një përforcim me vlera për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, të cilit i vjen mbrojtësi i shumëdëshiruar.
Një ëndërr e realizuar edhe për Varane, i cili është shprehur se bënte tifozllëk për Manchester United kur ishte i vogël.
Tjetër humbje në mbrojtje për “Los Blancos” pas Sergio Ramos, por klubi spanjoll përfiton miliona, gati t’i investojë për Kylian Mbappe. /abcnews.al