Real Madrid dhe Karim Benzema do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Sulmuesi francez është pjesë e “Los Blancos” prej vitit 2009 dhe ka rinovuar kontratën me një tjetër vit. AS raporton se 32-vjeçari, të cilit i përfundonte kontrata në verën e vitit 2021, ka firmosur për një tjetër vit, pra deri në 2022.
Palët kanë rënë dakord që zyrtarizimi i rinovimit do të ndodhë në fund të sezonit. Benzema është golashënuesi më i mirë i skuadrës së Zidane që prej momentit kur Cristiano Ronaldo u largua te Juventusi.
Francezi e mbylli sezonin e kaluar me 30 gola të shënuar, ndërsa këtë sezon numëron 18 të tillë. Reali po lufton për fitimin e titullit kampion, teksa në Champions League do të përballet me Manchester City për një vend në çerekfinale. /abcnews.al