Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Reali pranë Pol Pogbasë, klubi spanjoll pranon të japë 170 milionë euro

schedule16:50 - 23 Korrik, 2019

schedule 16:50 - 23 Korrik, 2019

Reali i Madridit është gati të japë shifrën që kërkon Mançester Junajtidi, për kartonin e Pol Pogbasë. Mesfushori i Francës vlerësohet në 170 milionë euro.

Pritja e gjatë shpesh të lë pa gjë. Tek Reali i Madridit duket se e kanë mbledhur mendjen që të veprojnë shpejt, pavarësisht kostove, dhe të japin ofertën e duhur për yllin e Francës.

Pol Pogba pritet të kalojë në “Santiago Bernabeu”, pasi spanjollët duket se pranojnë vlerësimin e Mançester Junajtidit, prej 170 milionë eurosh për kartonin e tij.



Kështu informojnë mediat britanike, që shkruajnë se presidenti Perez është gati t’i japë francezit kampion të botës, rrogën që tani e merr Garet Bejli, afërsisht 700 000 euro në javë.

E gjitha kjo, në një klimë të tensionuar në klub, me Bejlin që nuk dëshiron të largohet, dhe me trajnerin Zidan që nuk e do më në skuadër, një gjendje që cilësohet me të drejtë “lufta civile e Madridit”.

Pavarësisht nga afrimet e shumta të verës, si Eden Hazar, Luka Joviç, Rodrigo, Eder Militao apo Ferlan Mendi, sërish Reali nuk duket I plotë.

Humbja në miqësoren ndaj Bajernit nuk mund të quhet shembulli I duhur për të nxjerrë përfundimet, por gjithsesi Zidan e do me patjetër një lojtar të profilit të lartë në mesfushë, dhe ky duhet të jetë Pogba.

Ylli 26-vjeçar ndodhet me Mançester Junajtidin në turneun veror në Australi, ku është aktivizuar, ndërsa shokët e skuadrës dhe trajneri Ole Gunar Solskjer kërkojnë që ai të mos largohet. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!