Real Madrid pagoi 100 milion euro te Chelsea në verën e vitit 2019 dhe siguroi shërbimet e Eden Hazard. Një blerje e madhe në letër, por nuk po rezulton e tillë në fushë.
Fantazisti belg, i cili është një ndër futbollistët më të talentuar në planet, e nisi me probleme forme aventurën në Madrid. Më pas erdhën disa dëmtime të njëpasnjëshme.
30-vjeçari vijon të qëndrojë jashtë dhe te kampionët e Spanjës e kanë humbur durimin me të. Në të njëjtën kohë, një ofertë po përgatitet për ta rikthyer në ishull.
DefensaCentral raporton se drejtuesit e Chelsea e duan sërish në “Stamford Bridge” lojtarin ofensiv. “Blutë e Londrës” kanë gati 50 milion euro për Hazard.
Çmimi i tij ka rënë dhe klubi anglez do të paraqesë shumë shpejt ofertën zyrtare te homologët e Realit. Në fund vendos Florentino Perez. /abcnews.al