Të luash në një finale Botërori është ëndrra e madhe e çdo futbollisti. Argjentina ishte një hap larg fitimit të Kupës së Botës për herë të tretë në histori në vitin 2014, por një gol i Mario Goetze në shtesa i dhuroi triumfin e madh Gjermanisë.
Angel Di Maria kishte pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Belgjikës, por finalen nuk mund ta humbiste në asnjë mënyrë. Reali donte ta shiste dhe nisi një letër ku i kërkohej stafit mjekësor të Argjentinës të mos rrezikohej me aktivizimin e lojtarit.
“Mbërrita në finalen e madhe në 90% të formës time. Kisha pësuar një dëmtim kundër Belgjikës, ndjeja dhimbje në këmbë, por doja të luaja me çdo kusht. E dija që Real Madrid më kishte nxjerrë në shitje. Klubi dërgoi një letër te mjeku im, por unë e grisa pa e lexuar fare”, tregon Di Maria për Telefe.
Trajneri Sabella nuk e aktivizoi fare anësorin ofensiv, i cili në pas përfundimit të kompeticionit la “Los Blancos” për t’u transferuar te Manchester United, aventurë që nuk shkoi aspak mirë de një vit më pas kaloi te PSG. /abcnews.al