Real Madrid po mendon “blindimin” e lojtarëve kryesore të skuadrës për të mbajtur themelin e ekipit për sezonin e ri.
Një ndër futbollistët me të cilët ka menduar të rinovojë skuadra madrilene janë dy lojtarët brazilian. Bëhet fjalë për Vinicius Junior dhe Rodrygo.
“Dvicentecasado” raporton se “Los Blancos” i kanë përgatitur ofertat afatgjate për dy sulmuesit. Vinicius pritet të nënshkruajë deri në vitin 2028, ndërsa do të paguhet 10 milionë euro në vit.
Klauzola e shkëputjes së kontratës së tij do të vlerësohet 1 miliard euro, për t’i “trembur” klubet e interesuara për përfaqësuesin brazilian.
Ndërkaq, për Rodrygo, është përgatitur kontrata deri në vitin 2027, i cili do të paguhet 6 milionë euro neto në sezon. Njëjtë si për Vinicius Junior, edhe klauzola e shkëputjes së kontratës së Rodrygos do të vendoset 1 miliard euro.
Të dy lojtarët shihen si e ardhme e ndritshme në “Santiago Bernabeu”. /f.a/abcnews.al