Futbollisti i Real Madrid, Toni Kroos është një nga futbollistët më të dashur të tifozëve të Realit, i cili pa dyshin është një pikë referimi në formacionin e “Los Blankos”.
Stadiumi i ri i Real Madrid pritet të jetë gati në vitin 2023 dhe për këtë mesfushori gjerman ka një dëshirë. Ai shpreson shumë që të luajë edhe disa vite të tjera në stadiumin e ri sepse sipas tij do të jetë diçka e mrekullueshme.
“Santiago Bernabeu i ri do të jetë i mrekullueshëm. Ka qenë më i miri në botë dhe do të vazhdojë të jetë më i miri. Shpresoj të luaj disa vite në stadiumin e ri. Për të qenë futbollist profesionist, nganjëherë duhet t’i thuash jo shokëve dhe të stërvitesh shumë”, deklaroi Kroos për faqen zyrtare të Realit.
Kontrata aktuale e Toni Kroos përfundon në qershor të vitit 2023, por dëshira e lojtarit është që të vazhdojë të luajë edhe për disa vite në “Santiago Bernabeu”. /f.a/abcnews.al