Reali kërkon zëvendësuesin e Jovic, piketohet “armiku” i Karim Benzema

schedule11:44 - 16 Janar, 2021

schedule 11:44 - 16 Janar, 2021

Sulmuesi i Chelseas, Oliver Giroud, vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato. Sipas raportimit të “AS”, tashmë është Real Madrid ai që po interesohet për shërbimet e francezit.

Madrilenët kanë mbetur sërish vetëm në dorë të Benzema, pasi ditën e djeshme u zyrtarizua rikthimi i Luka Jovic tek Eintracht Frankfurt. Drejtuesit e klubit spanjoll e konsiderojnë Giruoud si zëvendësuesin ideal për sulmuesin francez.

Transferimi i tij nuk ka ndonjë kosto të madhe. Kujtojmë që 34-vjeçarit i mbaron kontrata me londinezët në fundin e sezonit dhe me shumë mundësi ai pritet që të largohet falas.

 

Kampioni i botës me Francën nuk është një titullar fiks në formacionin e Lampard, edhe pse në ndeshjet e fundit ky i fundit i ka besuar më shumë.

Gjithsesi, një transferim në Spanjë tek Reali mund ta tundojë Giroud, por problem është raporti jo i mirë i tij me Benzema, madje mes tyre ka pasur replika publike. Shkak ishte deklarata e mëposhtme e Benzema:

Kush është më i fortë mes meje dhe Giroud? Do të përgjigjem njëherë e përgjithmonë dhe do flas shkurt: mos ta ngatërrojmë Formula 1 me Kart. Po tregohem i sjellshëm madje. Nuk do të flas më për të, di të them që unë jam Formula 1”./abcnews.al