Reali ka një legjendë, Marcelo vendos rekord dhe kalon Ramos për trofetë e fituar

schedule18:50 - 17 Janar, 2022

schedule 18:50 - 17 Janar, 2022

Real Madrid ia doli mbrëmë të fitonte trofeun e Superkupës së Spanjës, ku mposhti me shifrat 2-0 Athletic Bilbao.

Augorët e golave ishin Luka Modric dhe Karim Benzema, ndërsa një tjetër lojtarë është bërë legjenda e klubit teksa ka arritur të fitojë më shumë trofe në historinë e “Los Blancos”.

Marcelo luajti disa minuta në finalen e Superkupës edhe me shiritin e kapitenit në krah, ndërsa është pikërisht braziliani lojtari m rekord trofesh te madrilenët.

Mbrojtësi brazilian ka fituar për herë të 23-të trofe duke thyer kështu një rekord. Sergio Ramos ishte rekordmeni, i cili kishte koleksionuar 22 trofe.

Ndërkohë tani Marcelo është lojtari që kryeson listën me më shumë trofe të fituar, ku ka fituar 5 tituj kampionë në Spanjë, 4 Champions, 4 botërorë për klube, 3 Superkupa europiane, 2 herë Kupën e Mbretit në Spanjë dhe pesë herë Superkupën e Spanjës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!