Sipas Diario Express, Manchester United po përgatit një ofensivë për të mbajtur Pogban, që do të nënkuptonte një rritje të konsiderueshme të pagës. Nga Old Trafford ata synojnë të zgjasin kontratën me francezin dëri në vitin 2026 duke i siguruar një pagë prej 23 milion eurosh në sezon.
Sidoqoftë, edhe për Pogban leku nuk është më gjithçka, mesfushori e ka marrë tashmë një vendim dhe nuk dëshiron asgjë tjetër vetëm të veshë fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm. Paul nuk e ka fshehur kurrë preferencën e tij për Real Madridin dhe e di se ky është shansi i fundit për ta arritur në Bernabeu.
Agjenti i tij Mino Raiola është në kontakte të vazhdueshme me Realin, i cili po diskuton gjithashtu edhe për Haaland. Norvegjezi është një nga qëllimet e merenguez dhe ata shpresojnë ta bindin atë që t’i bashkohet projektit të ri verën e ardhshme.
Nuk do të jetë e lehtë pasi gjysma e Premier League dhe PSG janë gjithashtu të vënë pas sulmuesit. /abcnews.al/