Realdo Fili pretendon titullin me Skënderbeun

schedule16:40 - 25 Gusht, 2018

schedule 16:40 - 25 Gusht, 2018

Realdo Fili është tepër ambicioz, ndërsa bëhet pjesë e Skënderbeut. Ish-lojtari i Partizanit tregon se çfarë synon këtë sezon, dhe se si u nda nga klubi kryeqytetas.

Është ende tepër i ri dhe gjithë karrierën e ka përpara.

22-vjeçari Realdo Fili është ndihmuar nga talenti i tij për të provuar klube ndër më të rëndësishmit në Shqipëri, më parë Partizanin, e tani Skënderbeun.

Mesfushori sulmues bëri prezantimin në Korçë dhe ishte ambicioz.

“Objektivat personalë janë të shumtë, por objektivi kryesor është që ekipi të ecë shumë mirë, të arrijë ojketivat e vet dhe në të njëjtën kohë edhe të realizohen objektivat personal. Më pëlqen pjekuria që ka si ekip. Më pëlqen lidhja që lojtarët kanë me njëri-tjetrin dhe më pëlqen që të rinjtë përshtaten shumë shpejt”, tha Fili.

A është e vërtetë se për të qenë tek Skënderbeu, vendosi kusht që të ishte titullar?

“Jo formacionin nuk e kam kërkuar, nuk ma kanë premtuar madje më thanë diçka në lidhje me këtë. Formacioni është diçka që fitohet edhe si të gjithë të tjerët jam konkurrues për të qenë pjesë e 11-shes”, theksoi Fili.

Fili u afrua si shpresë e madhe e Partizanit, por jo gjithçka shkoi mirë.

“Ka qenë një moment tjetër, momenti kur unë kam qenë atje. Kanë qenë të tjerë njerëz në drejtim. Tani janë njerëz të tjerë, unë nuk kam informacion për atë ekip në këtë moment. Në atë moment që kam qenë mund të them se kam ngelur disi e pakënaqur pasi kam pasur mundësinë të jepja më shumë, por edhe të merrja më shumë nga klubi”, tha Fili.

Tashmë, lojtari 22-vjeçar fierak do të stërvitet si lojtar i Skënderbeut, ndërsa ndihet i kënaqur që luan me disa nga futbollistët më të mirë të Superligës si Bregu, Muzaka apo Radas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!