Realdo Fili ka firmosur me skuadrën e re, në Rumani e bëjnë të kryer

schedule22:28 - 25 Janar, 2020

schedule 22:28 - 25 Janar, 2020

Realdo Fili duket se e ka gjetur skuadrën e re. Siç raportojnë mediet rumune, sulmuesi shqiptar ka firmosur me ekipin e Botosanit. 23 vjeçari ishte pjesë e Luftëtarit, ekip nga i cili u largua gjatë këtij muaji janar.

Fili kishte disa probleme me klubin gjirokastrit dhe gjatë kësaj merkato dimri, vendosi të largohej dhe të provojë një aventurë të re në një kampionat të huaj.

Dëshira e 23 vjeçarit duket se do të realizohet dhe fieraku do të veshë fanellën e Botosanit. Nga klubi rumun, nuk ka ende një zyrtarizim sa i takon firmës me “ish”-in e Luftëtarit, por vetë Fili ka publikuar një foto me fanellën e Botosanit në rrjetet e tij sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!