Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real “skuqet” në “Bernabeu”/ Celta triumfon 2-0 ne “Bernabeu” ndaj një Madridi të shpërbërë

schedule12:46 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 12:46 - 8 Dhjetor, 2025

Nuk është fundi i botës, por në “Bernabeu” duket i tillë. Reali pësoi humbjen e parë në La Liga që nga derbi ndaj Atletikos në 20 shtator, dhe një lumë kritikash e akuzash kanë shpërthyer për trajnerin Shabi Alonso dhe yjet e tij.

Selta, pasi shkëlqeu në Ligën e Europës në mesjavë, triumfoi brenda në Madrid me shifrat 2-0, në një ndeshje që u duk si jo e vërtetë. Suedezi Svedberg shënoi dy herë, dhe vazhdon “idilin” përballë gjigandëve me 4 rrjeta në 5 ndeshje.

Skuadra më e shquar në historinë e futbollit jo vetëm pësoi dy gola, por edhe pati 3 lojtarë të përjashtuar, dy në fushë dhe një në stol, Fran Garsia, Alvaro Karreras dhe Endrik, ndërsa Militao u dëmtua.

U duk si mbrëmja e shpërbërjes. Për më tepër, Barcelona është 4 pikë larg, dhe ndonëse nuk është diferencë e madhe kur nuk është luajtur as gjysma e kampionatit, sërish përshtypja është që ky Real do ta ketë të vështirë ta arrijë.

Pse?

Të përditshmet e kryeqytetit janë shumë të qartë dhe “Marka” shkruan se Selta luajti me nervat e madrilenëve duke vonuar e ndërprerë lojën, e Fran Garsia mori të kuq të merituar.

“Madridi është I humbur”, titullon “Marka” me foton e Mbapesë: Që nga El Klasiko kanë marrë 9 pikë nga 18! Selta ishte më e mirë! “Dita e Bishës”, – shkruan “AS”, me foton e arbitrit me karton në dorë përballë yjeve madrilenë. Madridi më I keq u rrëzua përballë Seltës!

Trajneri Shabi Alonso kritikoi ashpër arbitrin që, sipas tij, shkatërroi ndeshjen, ndërsa iu shmang pyetjes direkte nëse rrezikonte postin. Tekniku bask foli për ndeshjen ndaj Mançester Sitit në mesjavë në Champions, kur Reali është në pozita të mira.

Nuk është aspak momenti I duhur për këtë sfidë, e nuk është aspak normale që “merengesit” të kenë vetëm dy fitore në 7 ndeshje të La Ligës. Barcelona kryeson me 40 pikë pas 16 javësh, dhe me golaverazh shumë më të mirë sesa Reali që ka 36 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!