Gjithmonë mendohet se ndryshimi mund të fillojë tani.
Kjo gjë nuk po ndodh dhe Reali vazhdon të pësojë disfatë pas disfatash në El Klasikon për vajza ndaj Barcelonës.
Ndryshe nga derbi i meshkujve, që është shumë më i ekuilibruar, madje me një epërsi të lehtë të madrilenëve, tek gjinia tjetër dominojnë ngjyrat “blaugrana”.
Barcelona arriti një tjetër fitore, këtë herë 4-0, në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Një përballje në ministadiumin “Alfredo di Sfetano” në Madrid, në të cilën vendaset u përpoqën shumë dhe krijuan ndonjë rast, por diferenca në cilësi dhe përvojë ishte e kobshme.
Dy gola u shënuan nga Pahor, dhe nga një realizuan Aleksia Putehas dhe Salma.
Barça e trajnerit Pere Romeu, zotëroi më shumë topin, 61 për qind, dhe bëri dyfishin e gjuajtjeve gjithsej, e sidomos trefishin në kuadrat, 9-3.
Kampionia në fuqi e Spanjës dhe trofembajtësja në Kupën e Mbretëreshës arriti në gjysmëfinale, ku do të ketë përballë Badalonën, ndërsa çifti tjetër është Atletiko Madrid-Kosta Adehe Tenerife.
Barcelona dominon El Klasikon ndaj Realit për vajza me 21 fitore dhe vetëm një humbje në të gjitha konkurrimet, në Spanjë dhe në Europë, ndërsa objektivi kryesor mbetet rifitimi I Championsit, pas disfatës së sezonit të kaluar në finale kundër Arsenali


