E dinë edhe vetë se standardet janë tepër të larta.
Kur vesh fanelën e Realit të Madridit, prej teje priten trofe madje të mëdhenj dhe kjo vlen edhe për ekipin e të rinjve.
Duket se dalë nga dalë edhe “merengesit” adoleshentë po ecin në gjurmët e skuadrës së të rriturve që ka dalë 15 herë kampione e Europës.
Madrilenët fituan Championsin për të rinj, të dytin në historinë e tyre, dhe janë në ndjekje të Barcelonës.
Finalja ishte ndaj Klub Bryzhit të Belgjikës dhe u luajt në stadiumin e Lozanës në Zvicër.
Përballja ishte e fortë dhe përfundoi në barazim 1-1, e për këtë u deshën gjuajtjet e penalltive.
Ortega kaloi spanjollët përpara në 23’, dhe Jensen barazoi për belgët në 64’.
Heroi ishte portieri Navarro që priti dy 11-metërsha, pasi priti tre në gjysmëfinalen ndaj Paris SG.
Reali ka dy Liga të Kampionëve të UEFA-s për të rinj, ndërsa lider në kontinent është Barcelona me tre.
Katalanasit vërtet ndjekin Madridin për të rritur, por janë më lart tek moshat e reja dhe për femra.
Spanja dominon këtë Champions, ndërsa gara për titullin për të rinj po kthehet në një “El Klasiko”.


