Në të njëjtën mënurë, Real Madrid i përgjigjet Barcelonës nga distanca dhe mban të hapur garën për titullin kampion në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Karlo Anceloti fitoi 1-0 në transfertën kundër Getafe, për të ngushtuar sërish diferencën me rivalët e përjetshëm dhe kryesuesit e renditjes.
Heroi i madrilenëve ishte Arda Gyler.
Talenti turk shënoi golin e vetëm dhe të fitores për “los blancos” në minutën e 21-të të pjesës së parë, duke zgjidhur një sfidë të vështirë.
Real Madrid rrezikoi jo pak, me vendasit që tejkaluan pritshmëritë, duke rivalizuar si të barabartë.
Këtë e tregojnë statistikat, ku Getafe ishte superiore në tentativat për gol.
Porn ë fund, festa ishte për madrilenët që ngjiten në kuoptën e 72 pikëve, katër më pak se Barcelona e vendit të parë.
Gara për titullin mbetet e hapur kur mbeten edhe pesë javë deri në fund të sezonit, por deri atëherë Real dhe Barcelona do të përballen më parë Kupën e Mbretit në finalen që do të luhet të shtunën.

