Në Spanjë po diskutojnë aktin e tifozëve të Atleticos. Në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit, ata vendosën të tallen me sulmuesin Vinicius Junior. Në njërën prej urave u shfaq një portret prej kartoni i veshur me bluzën e sulmuesit brazilian. Ndaj këtij akti ka reaguar klubi i Los Blancos.
“Real Madrid falenderon të gjithë ata që mbështetën Vinicius pas një akti të urryer racizmi, dhe urrejtjeje. Dënojmë ashpër ngjarjet që cenojnë të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me vlerat e futbollit dhe sportit. Real Madridi ka besim se të gjithë pjesëmarrësit në këtë akt të urryer do të mbajnë përgjegjësi”.
Ndeshja çerekfinale e Copa del Rey mes Real Madrid dhe Atleticos fillon në orën 21:00. /G.D abcnews.al
View this post on Instagram