Një tjetër goditje për Real Madrid.
Ndërsa madrilenët kanë shumë pak lojtarë në sektorin e sulmit, tashmë edhe Vinicius Junior ka pësuar dëmtim që mund ta lë jashtë fushave për një muaj. Sulmuesi 23-vjeçar u detyrua të largohej pas 18 minutave në fitoren 1-0 të Real Madrid në La Liga të premten ndaj Celta Vigo.
Skanimet e para të Vinicius treguan se ai do të jetë jashtë për të paktën një muaj, sipas mediave spanjolle. Natyrisht një lajm aspak i mirë ky për trajnerin e Real Madrid, Carlo Ancelotti që mbetet me pak lojtarë në sulm./ h.ll/abcnews.al
??️| Vinicius’ first scans indicated he will be OUT for at least a month. @MarioCortegana
— Madrid Xtra (@MadridXtra) August 28, 2023