Real Madrid i ndërpret rekordin e veçantë, verë ndryshe për Arturo Vidal

schedule13:58 - 18 Korrik, 2020

schedule 13:58 - 18 Korrik, 2020

Kjo verë nuk do të jetë si gjithë të tjerat për mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal. Kiliani nuk do të kurorëzohet kampion për herë të parë pas nëntë viteve radhazi. Ishin rivalët e Real Madridit ato që ndalën ecurinë e shkëlqyer të Vidalit, pasi u shpallën kampionë vetëm dy ditë më parë.

33-vjeçari e filloi kështu këtë rekord personal në sezonin 2011-12, ku fitoi titullin e parë më Juventusin. Më pas do të vinin dhe tre tituj të tjerë kampion radhazi me bardhezinjtë. Aventura tjetër e mesfushorit ishte në Bundesliga.

Aty ai gjeti Pep Guardiolën dhe së bashku fituan plot tre herë radhazi titullin kampion. Më pas Arturo u largua nga Bayern Munnchen për te Barcelona. Sezonin e parë e fitoi titullin kampion, kurse ky do të jetë viti i parë që nga 2012-ta që Vidal nuk do të marrë medaljen e kampionit. /abcnews.ali