Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real Madrid humb besimin te Hazard dhe dëshiron ta heqë qafe urgjentisht

schedule12:06 - 2 Janar, 2023

schedule 12:06 - 2 Janar, 2023

Edhe pse lojtarët dhe stafi i Real Madrid e duan Eden Hazard për karakterin e tij, askush nuk beson se ai mund të bëjë më një ndryshim në Santiago Bernabeu, sipas Relevo.

Duke përjashtuar një kthesë të papritur të ngjarjeve, 31-vjeçari do të largohet verën e ardhshme. Hazard ka kontratë deri në vitin 2024 dhe dëshiron ta përfundojë, por klubi nuk sheh të ardhme për të.

Pavarësisht synimeve për të luftuar më gjatë, Eden është ende zëvendësuesi i Ancelottit. Belgu ka luajtur vetëm 229 minuta në 6 ndeshje për Real Madridin këtë sezon, duke shënuar një gol dhe një asistim.

Ai është lojtari i katërt më pak i përdorur në fushë pas Alvaro Odriozola, Jesus Vallejo dhe Mariano. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!