Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real Madrid gati 30 milionë euro për “diamiantin” turk, Guler pranë kalimit në La Liga

schedule19:54 - 5 Korrik, 2023

schedule 19:54 - 5 Korrik, 2023

I krahasuar me “pleshtin”, Lionel Messi, “diamianti” i futbollit turk, Arda Guler është kthyer në objektivin e “gjigandëve” evropianë këtë merkato vere, me Real Madrid, Barcelona, Milan, Liverpool e shumë skuadra të tjera që kërkojnë shërbimet e 18-vjeçarit.

Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “galaktikët” e Real Madrid janë shumë pranë transferimit të talentit turk, me madrilenët, që kanë ofruar plot 30 milionë euro për kartonin e Guler.

Pavarësisht se klazuola për Guler është vetëm 17.5 milionë euro, bordi i Real Madrid vendosi të ofrojë më shumë dhe mënyra e pagesës do të jetë 20 milionë euro bazë plus 10 të tjera bonus dhe jo vetëm kaq, pasi skuadra turke do të marrë 20% të shumës së transferimit të radhës së mesfushorit.



Ndërkaq, ndër të tjera raportohet se Guler do të udhëtojë drejt Spanjës ditën e nisërme, për të kryer fillimisht vizitat mjekësore e më pas për të nënshkruar kontratën me “mbretërit” e futbollit evropian. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!