Ish-agjenti i Neymar ka zbuluar një prapaskenë merkato. Wagner Riberiro e vlerëson jashtë mase sulmuesin e PSG-së, të cilin e konsideron si më të mirin në botë. Ai flet për ESPN rreth ëndrrës së madhe të Florentino Perez për ta parë një ditë 28-vjeçarin te Real Madrid.
“Në të kaluarën kam qenë disa herë në kryeqytetin spanjoll, sepse Florentino Perez ëndërronte blerjen e Neymar. Vitin e kaluar, ishte muaji maj, shkova në zyrën e tij dhe më rrëfeu se nuk kishte hequr akoma dorë nga ajo ëndërr.
Përpara se të transferohej te Barcelona, kishim marrë oferta nga Chelsea, Bayern Munchen dhe Juventus. Me klubin italian zhvillova edhe një takim në Torino dhe ishim afër akordit. Neymar është një futbollist unik. S’e kam parë kurrë të luajë keq, është më i mirë se Messi dhe Ronaldo”, thekson ish-agjenti i sulmuesit brazilian. /abcnews.al