Dayot Upamecano, edhe pse te Bayern Munich nuk është përshtatur dhe ndaj tij ka pasur shumë kritika, sërish ka klube të mëdha që e duan.
“Le10sport” raporton se Real Madrid është i interesuar për qendërmbrojtësin francez, të cilin Bayern e ka blerë për gati 42 milionë euro.
Gjithsesi Bild sqaron se bavarezët aq që e kanë në mend ta shesin, pasi janë të sigurt që Upamecano do përshtatet dhe do tregojë nivelin që ka patur te RB Leipzig. / abcnews.al