Real Madrid deklaratë për dëmtimin e Benzema, nuk dihet ende periudha e mungesës

schedule17:20 - 7 Shtator, 2022

schedule 17:20 - 7 Shtator, 2022

Një informacion i ri vjen nga Real Madrid pas dëmtimit që pësoi mbrëmjen e djeshme Karim Benzema ndaj Celtic në Champions League.

Klubi spanjoll ka lëshuar një deklaratë për gjendjen e sulmuesit francez që flet për një “dëmtim të muskulit gjysmë tendinoz dhe mbingarkesë të katërkëndëshit” sin ë kofshën e djathtë.

Në ditët në vijim priten lajme të reja, sidomos për të kuptuar ditët e rekuperimit të nevojshme që sulmuesi të jetë në dispozicion./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!