Real Madrid “blindon” të ardhmen, plot 6 lojtarë me klauzolë 1 miliard euro

schedule09:41 - 10 Nëntor, 2023

schedule 09:41 - 10 Nëntor, 2023

Klubi i Real Madrid është marrë kohet e fundit vetëm me rinovimet e lojtarëve të cilët cilësohen si e ardhmja e skuadrës së “Los Blancos”.

Klubi spanjoll ka kryer katër rinovime të mëdha brenda pak ditësh, duke nënshkruar kontrata shumëvjeçare me lojtarët kryesorë të ekipit. Vinicius Jr, Rodrygo, Camavinga dhe Federico Valverde janë lojtarët që u blinduan nga drejtuesit e Real Madrid.

Megjithatë, përveç kontratave shumëvjeçare dhe me kushte më të mira, drejtuesit e klubit në fjalë menduan edhe për një detaj tepër të rëndësishëm. Për të mbajtur këta lojtarë sa më gjatë në “Bernabeu”, në kontratat e tyre të rinovuara është future edhe klauzola me shifrën marramendëse prej 1 miliard eurosh./h.ll/abcnews.al

Këto janë gjashtë lojtarët me një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro:

Jude Bellingham

Vinicius Junior

Rodrygo Goes

Federico Valverde

Eduardo Camavinga

Aurelien Tchouameni