Real i “plagosur” në mbrojtje, “Galaktikët” kërkojnë përforcime në merkaton e dimrit

schedule23:50 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 23:50 - 18 Dhjetor, 2024

Nuk mjaftonin mungesat e Alaba, Carvajal, Lucas Vazquez e Aurelian Tchouameni, me “Galaktikët” që kanë humbur një tjetër pjesë të tyren.

Qendërmbrojtësi brazilian Eder Miliato i ka dhënë një fund të parakohshëm këtij sezoni, teksa sipas asaj që thuhet në raportin mjekësor ka pësuar këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me dëmtim të të dy menisqeve në këmbën e djathtë dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Në të tillë situatë “gjigantët” e futbollit spanjoll janë të detyruar të mendojnë për afrimin e një qendërmbrojtësi të të njëjtit kalibër dhe deri më tani pretendentët duket të jenë tre.

I pari është bashkëlojtari i Antonio Rudiger në Kombëtaren gjermane dhe kontrata e tij skadon në qershor me Bayer Leverkusen dhe për këtë fakt, “Galaktikët” mund të arrijnë një marrëveshje me “Aspirinat” për një çmim më të ulët se vlera e kartonit të tij, prej 30 milionë eurosh.

Në krahun tjetër, një opsion tejet interesant është edhe ai i spanjolli, Aymeric Laporte, me kampionin në fuqi të Evropës, që konsiderohet një lojtar me shumë eksperincë dhe që e njeh mirë kampionatin e LaLiga, megjithatë Presidenti Florentino Perez pritet ta ketë jo pak të vështirë të bindë suaditët e Al-Nassr që ta lënë “iberikun” të largohet.

Në fund por ja nga rëndësia është edhe francezi i RB Leipzig, Castello Lukeba, me 21-vjeçarin, i cili konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe, megjithatë “shtatlarti” i mbrojtjes sapo ka rinuar me gjermanët dhe ka një klauzolë prej 90 milionë euro, me “gjigantët” e Madridit, që nuk janë të gatshëm të shkojnë në shpenzime të çmendura. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!