Real i hap luftë “France football”/ Mediat spanjolle zbulojnë prapaskenat e ‘Topit të Artë’

schedule12:39 - 30 Tetor, 2024

schedule 12:39 - 30 Tetor, 2024

Nuk është një hatërmendje, apo një përplasje e momentit. Ajo mes Real Madrid dhe “France Football” është kthyer në një “luftë totale” mes klubit të madh dhe revistës autoritare në botën e sportit, mbi të gjitha futbollit dhe që jep “Topin e Artë” që nga vitit 1965.

Mediat madrilene si “Marca” dhe “AS”, gjithmonë të mirë infromuar për punët në klubin “los blancos” zbulojnë prapaskenat e kësaj përplasje të fortë në distancë, që kulmoi me bojkotin që Real i bëri ceremonisë së “Topit të Artë”.

Sipas tyre, Florentino Perez ka premtuar që ky bojktot do të jetë i përhershëm, të paktën sa ai të jetë në krye të klubit madrilen.

Presidenti i skuadrës madrilene ndjehet i tradhëtuar nga “France Football”, pasi sipas tij revista u bë palë me UEFA, duke mos i dhënë Vinicius Junior trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit.
Për Perez nuk vlen fakti që Real Madrid u shpall klubi më i mirë dhe Ancelotti trajneri më i mirë.

Sipas numrit një të klubit madrilen ishte UEFA dhe presidenti Ceferin, që I hoqën sulmuesit brazilian trofeun për t’ia dhënë Rodri.

Ky pretendim mund të mos jetë i vërtetë, por ka baza të forta për të mbështetur dyshimet.

Kjo pasi ëshrtë e njohur lufta e heshtur mes qeverisë europiane të futbollit dhe Real Madrid në lidhje me Super Ligën e Europës.

Florentino Perez ishte një nga ideatorët për krijimin e këtij kompeticioni dhe bashkë me Barcelonën nuk ka hequr kurrë dorë edhe pse kjo nismë u duk se “vdiq para se të lindte”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!