Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Real “fluturon” me Mbappe/ Sulmuesi shënon dy herë, madrilenët mundën 4-0 Valencia

schedule13:23 - 2 Nëntor, 2025

schedule 13:23 - 2 Nëntor, 2025

Real Madrid nuk ndalet në La Liga, ndërsa pas triumfit në “El Clasico” hedh një hap të sigurtë drejt kthimit te titulli kampion.

Me Kylian Mbappe në versionin e tij më të mirë, skuadra “merengues” kaloi pa probleme 4-0 Valencia.

Rezultati tregon qartë dominimin e të zotëve të shtëpisë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa protagonist absolut në këtë sezon mbetet Mbappe.



Vetëm një ditë pasi mori zyrtarisht “Këpucën e Artë” në Europës për edicionin e kaluar, sulmuesi francez realizoi dy golat e parë për madrilenët.

Me 11 metërsh në minutën e 19-të, ai kaloi në epërsi vendasit, ndërsa po vetë në të 31-ën dyfishoi shifrat me golin e 13-të në 11 javët e para në La LIga.

Nuk kishte lavdi për Viniciu Juniors, që pa t’I anulohej rrjeta personale nga sistemi VAR.

Por në limitet e pjesës së parë, një tjetër yll si Jude Bellingham vrau garën përpara kohe me golin e tretë të Real.

Pas pushimit, të besuarit e Xabi Alonso pritën gjatë, ndërsa “pokeri” I golave u plotësua në minutën e 82-të nga Karreras.

Me këtë fitore, Real Madrid ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e parë në La Liga, duke thelluar ndjeshëm distancën me ndjekësit më të afërt në garën për titullin kampion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!