Reagon Policia shqiptare: Lajmi në mediat greke për dy gomonet i pavërtetë

schedule17:19 - 25 Shtator, 2019

schedule 17:19 - 25 Shtator, 2019

Policia e Shtetit ka mohuar lajmin e dhënë në mediat greke se dy gomone me drogë janë nisur nga Shqipëria. në një deklaratë të shpërndarë për mediat Policia njofton se lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë, pasi operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë

Në lidhje me një lajm të bërë publik në disa media, të cilat i janë referuar burimeve mediatike greke se dyshohet që dy gomone janë nisur nga Shqipëria dhe se Policia Greke është duke zhvilluar operacion, sqarojmë opinionin publik se:

Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë.

Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm  dhe shkëmbimi i informacionit  nuk ka asnjë të dhënë   që  mjetet lundruese të jenë  nisur nga Shqipëria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!