Reagon PD për videon e publikuar të kryebashkiakut të Bulqizës: SPAK të nisë pa vonesë ndjekjen penale

schedule19:31 - 22 Janar, 2020

schedule 19:31 - 22 Janar, 2020

Gazetari investigativ Artan hoxha ka publikuar një video ekskluzive për ABC News ditën e sotme, ku shihet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ndërsa thithte kokainë në ambiente publike.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe Partia demokratike përmes sekretarit të sa të përgjithshëm Gazment Bardhi.

Bardhi shkruan se SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe se ka një mundësi reale për të zbuluar një grup të strukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës.

Sipas Bardhit Alla duhet të ndiqet penalisht  për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën.

“SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të strukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!”, shkruan Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!