Reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare Lulzim Basha: Çfarë i kërkova Edi Ramës në tryezë

schedule22:09 - 15 Prill, 2020

schedule 22:09 - 15 Prill, 2020

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një mesazh në twitter Basha shkruan se sot në mbledhjen e këshillit të Sigurisë ka detajuar arsyet nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve.

Basha shkruan gjithashtu se i ka kërkuar qeverisë që të mbështesë familjet në nevojë në këto kohë të vështira.

Basha thotë se gjithë energjitë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike.

Postimi i Bashës:

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!