Reagon ministrja e arsimit Besa Shahini për shkollën në Shkodër

schedule10:12 - 19 Qershor, 2019

schedule 10:12 - 19 Qershor, 2019

Ministrja e arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me djegjen e shkollës në Shkodër. Ajo tha se kjo situatë ka bërë që të shtyhen aktivitetet në shkolla.

Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e shokët dhe fillojnë pushimet.

Por dhuna e ushtruar nga PD dje në shkollat e Shkodrës dhe paralajmërimi për të tjera shkolla sot, na bëri të shtyjmë këtë ditë të dashur për nxënësit në këto shkolla!

Më vjen keq që partitë e pashpresa, në sajë të dëshpërimit të tyre elektoral, po dhunojnë gjithçka që u del përpara! Por me dhunë nuk merret pushteti dhe këtë fakt shpresoj ta kuptojnë sa më parë!“, shkruan Shahini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!