Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me diskutimet mes kësaj force politike dhe Vetëvendosjes për formimin e qeverisë.
Në një njoftim, LDK bën me dije se lajmet që kanë qarkulluar sot në mediat kosovare për diskutimet mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit janë të pavërteta. Thuhet vetëm se VV-së i kanë bërë ofertë tjetër për bashkëqeverisje.
“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK’së.
Ky është reagimi i parë zyrtar që nga përfundimi i takimit të sotëm mes Kurtit e Mustafës. Pasditen e sotme dy liderët, ndryshe nga herët e tjera, refuzuan të proncohen për mediat./abcnews.al