Menjeherë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Kavajës për kreun aktual të Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini, ky i fundit reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë. Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse”.
Sipas Nuredinit, masa ‘Detyrim Parqitjeje’, e caktuar nga Gjykata e Kavajës ishte e papritur.
“Unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicion të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbeten i hapur për çdo hetim”, theksoi ai./abcnews.al