Reagon Irani për dëbimin e diplomatëve

schedule14:30 - 20 Dhjetor, 2018

schedule 14:30 - 20 Dhjetor, 2018

Irani zyrtar akuzon SHBA dhe Izraelin se janë pas vendimit të Shqipërisë për dëbimin e dy diplomatëve të vet. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qasemi thotë se Shqipëria ka rënë viktimë e masave të pakërkuara ndaj diplomatëve iranianë. Në deklaratën e bërë për agjensinë vendase islamike të lajmeve, ai thotë se masa është marrë në linjë me SHBA, sionistët e skenarët të disa vendeve të tjera, për të dëmtuar marrëdhëniet e Iranit me Europën, në një situatë që është delikate.

Irani ka pasur gjithmonë marrëdhënie të përzemërta me Shqipërinë dhe ka respektuar normat e rregullat e këtij vendi europian, bazuar në principet e politikës së jashtme të Iranit, tha zëdhënësi. Ai nënvizoi se meqenëse SHBA ishin vendi i parë që e shpalli qëndrimin për këtë veprim dhe nisur nga deklaratat e Shqipërisë se veprimi ishte ndërmarrë në bashkëpunim me shërbimet secrete të vendeve të tjera, kjo tregon se Uashingtoni dhe Tel Avivi janë pas këtij veprimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!