Reagon Freedom House: Palët në Shqipëri ta lexojnë të gjithë raportin

schedule21:23 - 11 Prill, 2018

schedule 21:23 - 11 Prill, 2018

Freedom House reagoi të mërkurën në lidhje me komentet e bëra nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në lidhje me raportin e publikuar nga kjo organizatë.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishme rreth korrupsionit dhe kapjes së shtetit në Shqipëri mes aktorëve të shumtë në sferën politike, rreth përparimit të ngadalshëm në krijimin e institucioneve të nevojshme për luftën kundër korrupsionit dhe rreth një kornize të pamjaftueshme për të siguruar pavarësinë e këtyre institucioneve”, pohonte Robert Ruby, Drejtori i Komunikimit të Freedom House, në reagimin e kërkuar nga Zëri i Amerikës.

Sipas tij, Freedom House është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë. Gjatë të mërkurës, përmes zëdhënësit, Presidenti Meta shprehu keqardhje, duke pretenduar se raporti i Freedom Housë është keqpërdorur në funksion të axhendave të njëanshme politike në Shqipëri. /abcnews.al