Menjëherë pas Zyrtarizimit të Antonio Conte te Tottenhami, kanë filluar edhe zërat e parë të lojtarëve që kërkon tekniku italian ti transferojë në merkaton e dimrit.
Një ndër të preferuarit e Contes është edhe mbrojtësi aktual i Interit, Stefan De Vrij.
Holandezi në një intervistë për “Ziggo Sport” ka mohuar kategorikisht që të ketë kontaktuar me trajnerin e Tottenham, duke thënë se vëmendja është e përqendruar aktualisht e gjitha te ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.
“Unë i mohoj këto thashetheme. Unë nuk di asgjë. Lidhja është e lehtë sepse trajneri me të cilin kam punuar në Inter tani është në Tottenham. Conte nuk më ka kontaktuar për këtë. Jam i fokusuar te kombëtarja, tani ky është prioriteti im, pastaj do të mendoj për Interin, por sigurisht jo për Tottenhamin”, ka thënë De Vrij. /f.a/abcnews.al