Reagon Daniel Godelli pas akuzave për doping: Substanca nuk ka lidhje me peshëngritjen, do të kërkoj testin B

schedule08:26 - 4 Korrik, 2023

schedule 08:26 - 4 Korrik, 2023

Sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA, në testin antidoping, peshëngritësit shqiptar nga Peqini është gjetur gjurmë të SARM, një medikament që përdorin në bodybuilding si alternativë të steroideve anabolik.

Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë sportisti nga Peqini në një status të tijin në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk e ka përdorur për doping dhe këtë gjë do ta sqarojë sipas tij në testin B të analizës.
Substanca e gjetur në trupin e sportistit shqiptarë është SARM, sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA.

Ajo është i ndaluar dhe konsiderohet si doping që nga viti 2008 nga Agjencia Botërore e Antidoping (WADA), ndërkohë që rasti i parë i kapur me këtë lloj substance ishte në vitin 2013, çiklisti rus Nikita Novikov.

Ky është rasti i dytë i pozitivitetit, nëse konfirmohet zyrtarisht për Godellin, pas atij të 2014-s ku u shpall kampion bote bashkë me Romela Begajn, ku të dy rezultuan pozitivë./ h.ll/abcnews.al