Bashkia e Tiranës hedh poshtë deklaratën e Partisë Demokratike, sipas të cilës, një kompani është shpallur fituese për një tender 100 milionë lekësh për uniformat e Policisë Bashkiake, ndërkohë që rezultonte nën sekuestro për mospagim taksash.
Zyra e shtypit e Bashkisë publikon vërtetimin për pagim detyrimesh ku rezulton se kompania nuk ka detyrime në Tatime gjatë kohës që është zhvilluar tenderi. Dokumenti i vërtetimit që publikon Bashkia e Tiranës mban datën 8 Qershor 2018, ndërsa dokumenti i paraqitur nga Partia Demokratike është i datës 20 Qershor i këtij viti.